Prodhohet monedha gjigante e arit, vlera e saj është marramendëse

 
Britania e Madhe ka prodhuar një monedhë gjigante e arit, që ka vlerën e 10 mijë funte dhe peshon 10 kilogramë
“Royal Mint” ka njoftuar se për monedhën gjigante është dashur 400 orë punë për t’u prodhuar, duke përfshirë katër ditë lustrim.
Monedha me gjerësi 20 cm u krijua duke përdorur metoda tradicionale dhe teknologji inovative, transmeton rtv21.tv.
Monedha bashkon 10 kafshët në një dizajn, përfshirë luanin, grifinin, fajkoin, demin, dragoin, njëbrirëshin dhe kalin. Ndërsa, në qendër të monedhës është gdhendur portreti i Mbretëreshës Elizabeta II./21Media

Back to top button