Prodhuesit kërkojnë një plan të qartë të rimëkëmbjes

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Sot Klubi i Prodhuesve të Kosovës u takua me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, me të cilin diskutuan për gjendjen e ekonomisë së vendit gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, si dhe situatën pas pandemisë.

Sipas njoftimit të klubit të prodhuesve, gjatë takimit prodhuesit kërkuan një plan të qartë të rimëkëmbjes dhe për mbështetjen e ekonomisë së vendit, në mënyrë që të rritet likuiditeti, por edhe investimet. Po ashtu gjatë takimit u diskutua që kriza e shkaktuar nga pandemia bëri edhe një herë të qartë që duhet të rishikohet struktura e ekonomisë së vendit, ku prioritet duhet të ketë sektori i prodhimit për rritjen e qëndrueshme ekonomike.     

“Guvernatori i BQK-së ju ofrojë përkrahje prodhuesve duke shprehur gatishmërinë që të ju ndihmojë në mënyrë që bashkërisht të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe tejkalimin e sfidave kryesore e që janë deficiti i lartë tregtarë dhe shkalla e lartë e papunësisë.”, thuhet në njoftim./21Media