Projekti për të ardhmen, Barcelona e dëshiron trajnerin e gjigantit anglez

Së fundmi po qarkullojnë spekulime të shumta që po e lidhin Barcelonën me ndërrim të trajnerit, pasi që Xavi Hernandez si duket nuk po i përmbushë pritshmëritë e krerëve të gjigantit të La Ligas.

Xavi dështoi që ta kualifikojë Barcelonën drejt fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar qysh në fazën e grupeve, dhe tani do të garojnë në Ligën e Evropës.

Por, sipas disa spekulimeve thuhet se e ardhmja e Xavit është rrezik, dhe se Barcelona veçse ka filluar të mendojë për zëvendësuesit potencial të tij.

Siç bëhet e ditur nga “Diario Sport”, Barcelona po e konsideron Mikel Artetan e Arsenalit së një opsion për detyrën e trajnerit në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button