Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Dy personat e tjerë të arrestuar të hënën, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë të mitur.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit e mitur janë dërguar në mbajtje për 24-orë.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy (2) persona të tjerë, të mitur, të njëjtit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orësh, derisa ndaj tyre do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore”, ka thënë Ulaj ndërsa ka theksuar se rasti po vazhdon të hetohet.
Dy të arrestuarve të tjerë (vëllezër- njëri i mitur) të dyshuar për rastin, u është caktuar nga një muaj paraburgim të hënën.
I dyshuari i pestë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor./
Ngjarja është raportuar nga Policia se ka ndodhur më 27 gusht.21Media

Back to top button