Kaloni te përmbajtja kryesore

Prokuroria në Ferizaj: Për një javë u ndaluan 7 persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë kësaj jave ka ndaluar shtatë persona për raste të ndryshme penale

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy persona në mesin e tyre edhe një person zyrtar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria nëpërmjet një komunikate thotë se departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie  ka ndaluar katër persona për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” , “Ofrimi i Lokaleve për prostitucion”, “ Posedimi  paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe  “Lëndim i lehtë trupor” .

Ndërsa, departamenti për të mitur i kësaj prokurorie ka ndaluar një person të mitur për dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button