Prokuroria Speciale: Djali i Sabit Gecit i dyshuar për fajde

Sipas Hoxhës, bastisja është bërë me kërkesë të prokurorit special dhe me urdhëresë të gjykatës në Prishtinë

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka konfirmuar për KALLXO.com se njëri nga djemtë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit dyshohet për fajde dhe krim të organizuar.

“Dyshohen për fajde me kërkesë të prokurorit, është njëri nga djemtë e tij (Sabit Gecit). Me kërkesë të prokurorit special dhe me urdhëresë të gjykatës në Prishtinë është bërë bastisja”, tha prokurori Hoxha për KALLXO.com.

Mëngjesin e sotëm, policia ka ndërmarrë një aksion në disa lokacione në Prishtinë./kallxo.com

Back to top button