Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri ku janë të përfshirë 6 persona

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruarnjë rast të ri të koduar “Zhuri”, ku janë të përfshirë gjashtë persona.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, të cilët kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar ‘’Zhuri’’ ku janë të përfshirë gjashtë persona.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit  nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe  ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, nga ky rast janë sekuestruar para në vlerë prej  1,546,753.93 Euro./21Media

Back to top button