Promovim libri në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Sot në Muzeun e Burgut të Prishtinës bëhet promovimi i librit “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut” botuar nga Integra.
Promovimi i librit bëhet në ora 19:30.
Ky aktivitet do të hapet me fjalë rasti nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku për të pasuar me debatin “E kaluara para së kaluarës” me panelistë Shkëlzen Gashi, Mrika Limani Myrtaj dhe Aurela Kadriu, me moderator Eraldin Fazliu./21Media

Back to top button