Kaloni te përmbajtja kryesore

​Propozimi i Bashës për kryeparalamentar, Nura: Më mirë një luan t’iu prijë 100 magarëve sesa një magar 100 luanëve

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka përmendur një thënie kur është pyetur për mundësitë e votimit të deputetit të LVV-së, Dimal Basha për kryetar të Kuvendit. Sipas tij, “më mirë është një luan t’iu prijë 100 magarëve, sesa një magar 100 luanëve”.

Ai para se të hyjë në objektin e Kuvendit të Kosovës, tha se i vjen keq për këtë krahasim, mirëpo Basha nuk meriton votat e deputetëve, pasi që sipas tij vazhdimisht ka qenë jokonstruktiv dhe fyes ndaj partive të tjera.

Basha në përpjekjen e fundit të seancës konstituive u propozua për kryeparlamentar nga LVV-ja, mirëpo që i njëjti nuk mori votat e nevojshme për të marrë këtë post.

“Është me të ardhur keq që LVV-ja vendos me qitë një propozim që i ka befasuar edhe vet ata. Një njeri që edhe votat e LVV-së nuk do të shkonin për Dimal Bashën. Për neve ka qenë një befasi edhe pse ne kërkuam që të marrim një pauzë dhe të njoftohemi a është vërtet qëndrimi i tyre dhe vullneti i tyre me qenë Dimal Basha në krye të Kuvendit. Ne në ushtri e kemi një term që thotë se ‘më mirë një luan është iu pri 100 magarëve, sesa një magar me iu pri 100 luanëve’. Tash Dimal Basha me qenë i pari i Kuvendit është një fyerje për votuesit e LVV-së dhe të tërë Kosovës…PDK do t’ia jep votën megjithatë nuk mendoj se qesim më…Më vjen keq që e them atë, por Dimal Basha nuk e meriton votat e deputetëve për të parin e deputetëve. Vazhdimisht ka qenë jo konstruktiv dhe gjithherë fyes duke munduar partitë të tjera t’i denigrojë”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar edhe pas gjashtë muajsh prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dështuar të marrin shumicën e mjaftueshme për t’u bërë kryeparlamentar.

Në tri seanca të mbajtura deri tash pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën, Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin e Dimal Bashën./kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button