Kaloni te përmbajtja kryesore

Ura e re mbi lumin Ibër lëshohet për qarkullim, Kurti: Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut pas lëshimit për qarkullim të urës së re mbi lumin Ibër.

Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.

“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim. Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”, ka shkruar Kurti.

Lajmin për hapjen e urës e dha ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në Facebook, derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.

Edhe zëvëndësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka publikuar një video për hapjen e kësaj ure.

“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar ai.

Institucionet përkatëse kosovare i filluan ndërtimin e dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me gjithë reagimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe kundërshtimet nga serbët në veri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button