Propozimi i ri francez, Osmani: Në kornizë shkruan pastër, gjuha maqedonase

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp u shpreh se me propozimin e ri francez është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas, përcjell TV21.
Osmani tha se nuk është me rëndësi qëndrimi i Bullgarisë mbi gjuhën, por që problemi ka qenë që mos të lejohet që Bullgaria të bind 26 vendet e tjera anëtare mbi qëndrimin e saj për gjuhën maqedonase.
“Korniza miratohet të njëjtën ditë që ne do të themi po për pakon dhe këtu mbyllet Kushtetuta e procesit të negociatave, ky është dokumenti që neve na lidh më tepër me Bashkimin Evropian, në këtë kornizë shkruan pastër gjuha maqedonase pa asnjë shtesë dhe nga ai moment bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian, fillimisht në procesin e negociatave pastaj me anëtarësimin në BE. Bullgaria dëshironte që ky paragraf për gjuhën të mos ekzistojë fare, të mos qëndrojë fare”, tha mes tjerash Osmani dhe shtoi se të gjitha teoritë se ka fusnotë për gjuhën janë spekulime, të pasakta dhe të rrejshme, shkruan TV21./21Media

Back to top button