Protetuesit i afrohen bulevardit me pankarta “Edi Rama mafia”

(Lajm i përditësuar)
Me pankarta në duar qytetarët janë afruar tek barrierat e hekurit që ndalojnë hyrjen tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Në pankarta është shkruar “Edi Rama mafia”
Ndërkohë, kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhen në selinë e PD-së, oborri i të cilit është mbushur me qytetarë protestues.
Opozita nuk ka leje për të zhvilluar protestën para kryeministrisë pasi kjo zonë ndodhet brenda perimetrit të sigurisë.
10:52- Berisha mbërrin në selinë PD: Tirana po zien e tëra në shesh!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha mbërriti në selinë e PD-së ku janë grumbulluar dhe mbështetës të PD-së që do solidarizohen në protestën që pritet të nisë në orën 12:00.
“ Tirana po zien. E tëra në shesh. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!” tha Berisha.
Protestuesit e pritën me thirrjet Rama ik!
Ndërkohë në PD vijon grumbullimi dhe përgatitja për protestën që pritet të nisë në orën 12:00. Protestës do i bashkohet dhe Partia e Lirisë.
10:16- Protesta e opozitës, nga Vlora u nisën 1000 simpatizantë të PD, po aq nga Fieri
Rreth 600 antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Vlorë janë nisur drejt kryeqytetit për protestën që do të zhvillojë sot opozita.
Rreth 200 antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë nisur nga dega e kësaj partie në Selenicë.
Sa i përketë qarkut të Vlorës mësohet se janë nisur mbi 1000 antarë dhe simpatizantë drejt protestës.
Rreth 200 protestues janë nisur nga Pogradeci,100 protestues nga Devolli dhe rreth 250 protestues nga Maliqi.
Nga Fieri sipas kryetarit Rrapi Gjika janë nisur rreth 1000 persona.
Nga Shkodra protestuesit janë nisur në rreth 200-250 automjete./oranews

Back to top button