Vuçiq tregon se çka do t’ju thotë liderëve të BE-së në Tiranë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Jam optimist për marrëveshjet që do nënshkruajmë sot në këtë takim. Jam këtu për të mësuar shumë nga njerëzit evropianë për t’i dëgjuar ato e për të shpjeguar pozitat e Serbisë. Serbia është një vend i pavarur dhe ne i dimë detyrimet tona dhe vendimet e KE. Por gjithashtu qëndrime të ndryshme. Serbia nuk është e lidhur me Rusinë, është një vend i pavarur. Nëse ju thoni se jemi të lidhur me Rusinë është thjesht një arsye për të kritikuar dikë kur nuk keni asgjë për të thënë”, tha ai.

Vuçiq tregon se çka do t’ju thotë liderëve të BE-së në Tiranë për Kosovën.

“Serbia është një vend i pavarur, i dimë detyrime tona, përkundrejt rrugëtimit drejt BE-së, i njohim detyrimet tona për harmonizimin me vendimet e BE-së. Kështu kemi një situatë ndryshe, sa i përket integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në vitin 1999 dhe në vitin 2008 do ta diskutojmë sot me zyrtarët evropianë”, tha Vuçiq.

 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button