Protesta para Qeverisë, arrestohet aktivistja Neri Ferizi

Aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi është arrestuar në protestën e organizuar pas vrasjes së gruas shtatzënë.

Kjo u bë e ditur nga aktivisti Rron Gjinovci.

“Polici civil sapo e arrestoi Neri Ferizi në oborr të Kuvendit pasi në ndërtesë të Qeverisë u hodh një mjet zjarrevenes”, ka shkruar Rroni.

Një numër i protestuesve të mbledhur në Prishtinë, hodhën mjete zjarrëvënëse në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminst përshkallëzoi pak kohë pas nisjes së saj në kundrshtim të vrajses së një gruaje 35 vjeçare shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.

Vrasja dyshohet se u krye nga ish-bashkëshorti i saj I cili, thotë Policia e Kosovës, ndodhet në arrati./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button