Protestë e komuniteteve jo serbe
Kundër “uzurpimit të vendeve të garantuara” në Kuvendin e Kosovës
Përfaqësuesit e komuniteteve joserbe marshuan në qendër të Prishtinës në shenjë proteste kundr, siç thanë, “uzurpimit të vendeve të garantuara” në Kuvendin e Kosovës nga Lista Serbe.
Sipas tyre ku uzurpim vjen si pasojë e një “procesi të mashtrimit elektoral” që e pamundëson “përfaqësimin efektiv të komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës”./21Media