Protestë në përkrahje të LGBT-së në ndeshjen Gjermani – Hungari

 
Diçka jo e zakontë ka ndodhur në ndeshjen Gjermani – Hungari, ku një spektatorë ka protestuar në përkrahje të komunitetit LGBT, duke valvitur flamurin me ngjyra ylberi.
Tifozi mbante të veshur një këmishë gjermane, gjersa valvitej flamuri me ngjyra ylberi në dorë, përgjatë himnit hungarez.
Të tjerë tifozë po ashtu, valvitën flamuj shumë ngjyrësh përgjatë ndeshjes.
Deputetët hungarez javën e kaluar votuan për të ndaluar promovimin e homoseksualitetit të moshave nën 18 vjeç.
Ndërkohë, edhe UEFA është kritikuar pasi nuk ka lejuar që në Munich të përdoren ngjyrat e ylberit në stadium./21Media

Back to top button