PSD: Gjashtë aktivistë janë arrestuar, kërkojmë lirimin e tyre

(Lajm i përditësuar)

PSD: Gjashtë aktivistë janë arrestuar, kërkojmë lirimin e tyre

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë aktivistë gjatë protesës së sotme kundër Gjykatës Speciale.

“Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi. Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese.”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Protetsa po mbahet në ditën kur Kosovën po e viziton kryetarja e Gjykatës Speciale, Ektarina Trendafilova.

“Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë.

Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”, thuhet në njoftim.

Protesta kundër Trendafilovës, Policia krijon perimetrin e sigurisë

Policia e Kosovës ka përdorur gazlotësjellës për shpërndarjen e protestuesve të cilët gjendeshin para njërit nga hotelet në Prishtinës, ku pritej të zhvillohej një takim në mes kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Protesta po mbahet kundër kësaj vizite. Policia aktualisht ka larguar në një distancë 100 metërshe protestuesit, duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Përveç pjesëtarëve të Policisë, aty janë parë edhe njësia speciale.

Arrestohen disa aktivistë të PSD-së

Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Sipas informatave të para, protestuesit kanë hedhur shok bomba në drejtim të Policisë.

Trendafilova pritet me protesta në Prishtinë

Ka nisur protesta e Partisë Socialdemokrate kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova.

Protestën e mbështeti edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku.

Në anën tjetër, për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë një numër i madh i policëve.

Ndryshe, Trendafilova ndodhet për vizitë në Kosovë dhe pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile

Back to top button