PSG “all-in” për Rashfordin e United

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain po përgatit një lëvizje shokuese për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, sipas raportimeve në Francë.
PSG dëshiron me çdo kusht që ta transferojë reprezentuesin anglez dhe ka hapur bisedimet me agjentin e Rashford, raporton “L’Equipe”.
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, tregoi në një konferencë për shtyp sot se dëshiron të transferojë një tjetër sulmues këtë verë, pasi që Mauro Icardi dhe Arnaud Kalimuendo pritet të largohen nga “Parc des Princes”.
“Ne do të nënshkruajmë me një sulmues të ri, pasi po kërkojmë të gjejmë një zgjidhje për Mauro Icardin dhe gjithashtu Kalimuendo do të bashkohet me Rennes”, tha Galtier.
Marcus Rashford është produkt i akademisë së Manchester United, dhe deri tani ka arritur të bëjë 303 paraqitje profesionale me klubin, duke regjistruar 93 gola dhe 57 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button