PSG konfirmon transferimin e Ramos

 
Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos i bashkohet gjigantit francez në një marrëveshje dy vjeçare, duke qëndruar në “Parc des Princes” deri në vitin 2023.
Paris Saint-Germain ka bërë zyrtare transferimin e mbrojtësit, pasi që ky i fundit u largua nga Real Madridi si lojtar i lirë.
“Jam tejet i lumtur që po i bashkohem Paris Saint-Germain. Ky është një ndryshim i madh në jetën time, një objektiv i ri dhe është një ditë që nuk do ta harrojë kurrë”, tha Ramos.
Këtë verë, krerët e Real Madridit e konfirmuan se nuk do të ketë renovim të kontratës për Ramos, kështu duke e lënë si lojtarë të lirë veteranin spanjoll.
“Jam krenar që do të jem pjesë e një projekti të ri ambicioz, të jem pjesë e një grupi me lojtarë të mëdhenj. Paris Saint-Germain është një klub që e ka treguar vetën në nivelet më të larta. Dua të vazhdoj dhe të përmirësoj vetën në Paris dhe t’i ndihmoj ekipit që të fitoj sa më shumë trofe që është e mundur”, shtoi Ramos.
Ky i fundit, me parametra zero i bashkohet gjigantit francez Paris Saint-Germain, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Back to top button