Publikohet në Netflix dokumentari “Blood Brothers: Malcolm X & Muhammad Ali”

Është publikuar dokumentari “Blood Brothers: Malcolm x Muhammad Ali”, i cili shfaq lidhjen e ngushtë të aktivistit për të drejtat e njeriut, Malcolm X dhe kampionit në boks, Muhammad Ali.
“Është një tregim i bukur rreth marrëdhënies së mrekullushme të dy shpirtrave të bukur të cilët u lidhen në një kohë të caktuar. Isha duke lexuar diçka, kur babai im më tha se Muhammad Ali ka një integrity të mirë”, tha vajza e Malcolm.
Marrëdhënia midis Malcolm X dhe Muhammad Ali u prish atëherë kur X la islamin.
Cassius Clay, pasi u konvertua në Islam në vitin 1964, ndryshoi emrin në Muhammad Ali.
Vajza e Muhammad Ali, Maryum Ali shpreson se dokumentari do t’i inspirojë njerëzit të bëhen pjesë e komuniteteve të ndryshme, në veçanti pjesë e komuniteteve në të cilat bëjnë pjesë njerëzit me ngjyrë.
“Ajo në çka unë shpresoj është që njerëzit të bëhen më aktiv në jetën personale, në jetën profesionale, në jetën politike, në mënyrë që ne, njerëzit me ngjyrë t’i realizojmë ëndrrat, të cilat nuk u realizuan më parë”, tha Maryum./21Media

Back to top button