Punëtorët e Ferronikelit sërish do të protestojnë

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, të martën nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit, do të protestojnë sërish para Qeverisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi të sindikatës, protesta do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.
“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19”, është bërë e ditur në njoftim.

Back to top button