Punëtorët e sektorit publik në grevë nga 25 gushti (DOKUMENT)

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur grevë të përgjithshme nga 25 gushti, me kërkesën për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.
RT21 ka siguruar vendimin për grevën.

Kryetari i Sindikatës, Atdhe Hykolli ditë më parë ka thënë se në grevë të përgjithshme do të futen të gjithë punonjësit e sektorit publik.
Po ashtu është formuar edhe këshilli grevist në përbërje nga: Rrahman Jasharaj, – Kryetar, Ali Gashi- nënkryetar, Vjollca shala- anëtare, Nexhat Llumnica- anëtare, Haki Gashi- anëtar./21Media

 

Back to top button