Putin: Shkatërrimi i digës ishte një sulm ‘barbar’

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka portretizuar shkatërrimin e digës Kakhovka si një sulm të qëllimshëm, duke e cilësuar atë një “akt barbar”.

Udhëheqësi rus i tha homologut të tij turk se incidenti kishte çuar në një “katastrofë mjedisore dhe humanitare në shkallë të gjerë”, thotë Kremlini.

Kryeministri ukrainas përdori fjalë të ngjashme më herët, duke e quajtur atë “një nga katastrofat më të rëndësishme mjedisore në Evropë në dekadat e fundit”.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmin e digës./21Media

Back to top button