Pyetje pa përgjigje: Kosova ende pa Ligj të lustracionit!

Miftaraj: Persona me të kaluar të dyshimtë pjesë të institucioneve
Ligji i lustracionit, ose i njohur ndryshe si i pastrimit të figurave, shihet si domosdoshmëri në Kosovë. Njohës të fushës së drejtësisë në vend thonë se ende mund të gjenden persona që sot mbajnë pozita në institucione, por që në kohën e okupimit kanë ushtruar funksione dhe kanë zbatuar ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve të Kosovës. Një ligj i tillë nuk është në agjendën legjislative të ekzekutivit, por Ministria e Drejtësisë pret që për një ligj të tillë te këtë iniciativë edhe nga grupet e tjera parlamentare./21Media

Back to top button