PZAP refuzon ankesat lidhur me verifikimin e votuesve nga diaspora

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës GERMIN në lidhje me vendimin e KQZ-së për të telefonuar regjistruesit nga diaspora për t’i verifikuar.

“Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 13.01.2021, ka shqyrtuar dy apele, Apelin: Anr.01/2021, i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje! me datë 12.01.2021, dhe Apelin Anr.02/2021i paraqitur nga OJQ “GERMIN” me datë 12.01.2021, me të cilat apele kanë kundërshtuar Vendimin Nr.42/2021 të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 14.02.2021. Të dy aplet janë hudhur te palejuara”, thuhet në komunikatën e PZAP.

Në një nga mbledhjet e KQZ, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se aplikuesit e regjistruar për t’u konfirmuar do të telefonohen në tri faza. Thirrja e parë realizohet në orarin e punës sipas kohës lokale të Kosovës, thirrja e dytë realizohet dhe bëhen tentime të tjera gjatë orarit të rregullt të punës sipas kohës lokale të shtetit dhe vendbanimit ku gjendet aplikuesi i shënuar në aplikacion. Dhe nëse aplikuesi nuk e hap telefonin as sipas pikës B do të bëhet tentimit edhe pas orarit të rregullt të punës sipas kohës lokale të shtetit të vendbanimit ku ndodhet aplikuesi i shënuar në aplikacion.

Nga 13 janari 2021 ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe do përfundoj më 21 janar 2021 në orën 18:00.

Ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 14 shkurt 2021.

Back to top button