Armenia raporton për 49 ushtarë të saj të vrarë në përleshjet me Azerbajxhanin

Dhjetëra ushtarë janë vrarë në luftimet midis vendeve fqinje Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se 49 ushtarë të saj vdiqën në përleshjet gjatë natës.
Rusia pretendoi se kishte ndërmjetësuar një armëpushim për shpërthimin e fundit, por Armenia tha vetëm se luftimet ishin qetësuar dhe më pas përfunduan plotësisht.
Mosmarrëveshja ka çuar në luftë në shkallë të gjerë në vitet 1980 dhe 1990, një luftë gjashtë-javore në vitin 2020 dhe përplasje të vazhdueshme për dekada.
Të dy vendet fajësojnë njëri-tjetrin për shpërthimin e fundit të dhunës, transmeton rtv21.tv.
Mësohet se edhe Azerbajxhani ka pësuar viktima, por nuk ka lëshuar publikisht një deklaratë për numrin e të plagosurve apo të vdekurve.
Luftimet janë dënuar ndërkombëtarisht, me Sekretarin e Shtetit të SHBA ,Antony Blinken duke thënë se “nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për konfliktin”.
Luftimet e së hënës mbrëma besohet të jenë më të këqijat që nga konflikti i vitit 2020, në të cilin u vranë mijëra njerëz. Ajo luftë përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia, e cila pa Armeninë të tërhiqte trupat e saj nga zonat e pushtuara rreth Nagorno-Karabakut./21Media
 

Back to top button