BDI do të marrë katër anëtarë në këshillin drejtues të Telekomit

 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut  e lëshoi postin e kryetarit të Këshillit Drejtues në Telekom, ku momentalisht kryetar është Nazim Bushi, i cili sipas informacioneve të TV21 me shumë gjasa do të jetë zv/ministër për Punë të Brendshme.

Në këmbim, BDI do të marrë katër anëtarë në Këshillin drejtues.

Përbërja aktuale e bordit të drejtorëve të Telekom Maqedoni AD – Shkup duket kështu:

Nazim Bushi – anëtar jo-ekzekutiv dhe Kryetar

Sasho Veleski, anëtar jo-ekzekutiv dhe zv/kryetar

Nikolla Lushev – anëtar ekzekutiv dhe drejtor gjeneral ekzekutiv

Andreas Maierhofer – anëtar ekzekutiv

Karoj Shvejninger – anëtar jo-ekzekutiv

Lubor Zhatko – anëtar jo-ekzekutiv

Borçe Silanoski – anëtar jo-ekzekutiv

Vlladimir Ivanovski – anëtar jo=ekzekutiv

Miroslav Bujiq – anëtar jo-ekzekutiv

Sasho Simjanovski – anëtar jo-ekzekutiv

Peter Fail – anëtar jo-ekzekutiv

Martin Rener – anëtar jo-ekzekutiv

Zamir Mehmed – anëtar jo-ekzekutiv

Divna Jovkovska – Eftimoska – anëtare jo-ekzekuzi

Kryetar i Këshillit të drejtorëve me shumë gjasa do të jetë njëri nga këto tre, Muhamed Zekiri, Hari Llokvenec ose Dushko Veskoski. /TV21

Back to top button