Qeni sulmoi dy persona, arrestohet pronari

Qeni pushkatohet, viktimat në spital

Një burrë dhe një grua janë sulmuar nga një qen dje rreth orës 15:10 në Rahovec.

Sipas policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pronari i qenit është arrestuar, shkruan rtv21.tv.

Policia përmes raportit 24 orësh, tregon se viktimave në ndihmë iu doli një person i cili me një pushkë vrau qenin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër që të dy K-Shqiptar, ndërsa një dëshmitar mashkull K-Shqiptar me pushkë të gjuetisë (me leje) ka qëlluar qenin dhe ka mbytur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button