Vetëm dje mbi 1 mijë shoferë të dënuar

31 aksidente për një ditë

Mbi një mijë tiketa trafiku ka shqiptuar Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së diel janë shqiptuar 1 mijë e 238 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Gjatë 19 janarit policia thotë së kanë ndodhur 31 aksidente në komunikacion, prej të cilave 14 me të lënduar dhe 17 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 11 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button