“Qeveria dështoi në diplomaci”

Liberalizimin e vizave, njohjen e pasaportës nga Spanja, anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare dhe mbajtjen e 40 konsultimeve politike me vende të ndryshme, kryeministri Kurti i ka parë si sukses të poliikave të tij.

Por, opozita dhe analistët politikë thonë se njohja e fundit për Kosovën u bë katër vjet më parë nga Izraeli dhe mungesën e njohjeve e kanë cilësuar si dështim të qeverisë. Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, thotë se mos njohja nga 5-shja e Bashkimit Evropian ka ndikime të thella në rrugën e anëtarëismit të Kosovës.

“Nuk mund të konsiderohet e suksesshme përderisa ka ngecë të sjellë njihje nga vendet e 5shteteve anëtare të BE-së përderisa nuk i kemi këto njohje do të thotë se Kosova kurrë nuk do të mund të anëtarësohet në BE dhe rrjedhimisht përderisa nuk është në BE nuk do të mund të anëtarësohet as në OKB, sepse aty është Kina dhe Rusia me të drejtë veto dhe në këtë aspekt është e dështuar”, tha Mazreku për rtv21.

Përveç mungesës së njohjeve të reja, janë bërë më shumë se 8 muaj që kur BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës për shkak të mos shtensionit të situatës në veri, duke ndikuar në humbjen e mbi 300 milionë eurove nga programet evropiane. Por çështja që vazhdon të mbajë të tensionuara marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe vecanërisht me SHBA-në është ende ajo e dinarit. Analistja politike Magbule Shkodra ka kritikuar diskursin e kryeministrit Kurti në raport me SHBA-të pasi që sipas saj raportet e krijuara ndër vite nuk guxojnë të prishen për një ditë.

“Nuk kanë vlerë fjalët por kanë vlerë veprimet dhe deri më tani krejt çka kemi dëgjuar nga aleati jonë sHBA-së është nuk ka koordinimin dhe nuk ka bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe aleatit tonë ndërkombëtare SHBA-së”, tha Shkodra.

Kosova ka dorëzuar aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkiin Evropian prej afro dy vjetësh, ndërkohë që një tjetër aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar një javë më parë votimin në njërin nga Komitetet duke i haour rrugën Asamblesë së Përgjithshme që ta përmbyllë procesin që nisi në vitin 2022./ RTV21/21Media

Back to top button