Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa rregullore dhe vendime.

kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyrës së Kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar,  Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë, Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, si dhe kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë”, thuhet në komunikatën për media./21Media

Back to top button