Qeveria mban mbledhjen e radhës, emëron Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 210-të elektronike, në të cilën ka emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet bëhet e ditur edhe përbërja e komisionit.
“1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues; 2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar; 3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare; 4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar; 5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në komunikatën për media nga qeveria.