Qeveria miratoi 17 vendime

Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot janë miratuar 17-të vendime. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas mbledhjes së 92-të të Qeverisë.
Kurti në një postim në Facebook ka treguar se kanë ndarë 40 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes publike KOSTT Sh. A. për përmbushjen e obligimeve që ka Republika e Kosovës ndaj ENTSO-E.
Gjithashtu në këtë mbledhje janë ndrë edhe 600.000 euro për mbështetjen e prodhuesve vendor./21Media
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës miratuam 17-të vendime.
Për zbatimin e projekteve kapitale në komunat Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë, rialokuam 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal.
Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, shfuqizuam 17 vendime të mëparshme për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot.
Caktuam zonat e mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit.
Për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve miratuam udhëzim administrativ.
Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.
Emëruam bordet e drejtorëve në katër ndërmarrje publike qendrore. NP “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”, KRU Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren, KRU Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë dhe KRU Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj. Shkarkuam bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emëruam bordin e përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.
Ndamë 40 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes publike KOSTT Sh. A. për përmbushjen e obligimeve që ka Republika e Kosovës ndaj ENTSO-E.
Ndamë 600.000 euro për mbështetjen e prodhuesve vendor.
Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, miratuam plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, bëhet 7.4 milionë.
Për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021 dhe Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare  IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kërkuam nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit.

Back to top button