Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria ndan 6.5 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se do të ndahen 6.5 milionë euro për të subvencionuar tekstet dhe materialet shkollore për nxënësit e shkollave.

“Për arsim do të ndajmë 6.5 milionë euro për të kompletuar shumën e nevojshme për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore”, tha Kurti.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dje në një konferencë për media, bëri të ditur se edhe këtë vit do të jetë praktika e njëjtë si në vitin e kaluar, pra prindërit do t’i blejnë librat e më pas do të subvencionohen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button