Problemet e Shqiptarëve të Luginës, afro 18 mijë ende s’kanë shtetësinë e Kosovës

Rreth 18 mijë qytetarë shqiptarët të Luginës së Preshevës, të zhvendosur prej vitesh në Kosovë, janë të pa shtetësi, në pamundësi të marrjes së shtetësisë në Kosovë dhe përjashtimit nga sistemi i Serbisë. Vetëm në Komunën e Fushë Kosovës jetojnë më shumë se 4 mijë shqiptarë të ardhur nga Lugina.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët pothuajse pjesën më të madhe të jetës së tyre e kanë kaluar në Kosovë, kanë mbetur ndër vite duke pritur për pajisje me dokumenetet e shtetësisë së Kosovës. Fatlind Azizi i cili ka 5 vite që jeton në Kosovë tregon për problemet me të cilat përballët që nga fillimi i studimeve dhe deri më sot.
“Kam filluar te jetoj ne Kosovë qe nga viti i pare i studimeve. 3 vjet e fundit kame leje qëndrimi, por probleme shumë të mëdha kur shfaqen burokracitë në të cilën hasim ne si student ose shqiptar nga Lugina, pasi qe ka shumë pak lehtësira ose fare sa i përket pjesës se dokumentacionit”, tha Fatlind Azizi, student.
Edhe Valon Gjelili, familja e të cilit ka vite që është jeton në Fushë Kosovë, flet për problemet me të cilat përballen çdo ditë shqiptaret e Luginës së Preshevës të zhvendosur në ketë pjesë.
“Jam lind edhe jam rrite në Prishtinë, por normalisht qe kem familjar që jetojnë atje, kem njerëz qe njohim që janë nga Lugina dhe disa nga ata e përmendin që kanë probleme që më së shumti lidhur me shtetësinë që kanë telashe me e marr”, tha Gjelili.
Aktivist i çështjes se Luginës, Kushtrim Ajvazi, thotë se problemet me dokumentacion nuk kanë veten shqiptarët e Luginës së zhvendosur Kosovë, mirëpo edhe fëmijët e tyre të lindur këtu.
“Neve na trajtojnë si një sirian, suedez , gjerman. Ne nuk jemi të barabartë. Neve po na shkelet e drejta, sepse Serbia nuk na jep dokumente, Kosova nuk na jep dhe këta qytetarë kanë mbetur pa zgjidhje dhe pa kurrfarë dokumenti”, tha Ajvazi.
Vetëm në Komunën e Fushë Kosovë, jetojnë më shumë së 4 mijë shqiptar të Luginës së Preshevës. Në komunë thonë së ankesat për marrjen e dokumenteve janë mjaftë të shpeshta.
“Këta qytetarë përmes organizmit të tyre të brendshëm kanë pasur kontakte me komune dhe institucione qindore. I kane parashtrua kërkesat e tyre dhe deri me sot nuk janë marrË për baze. Kane pas kërkesa qe te ndërhyhet qq tu jepet një mundësi e marrjes se lejes se lejes se qëndrimit nq njq afat 5 vjeçar dhe procedura te tjera Kosovë”.
Për të fituar shtetësi çdo qytetar i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet t’i përmbushë një serë kriteresh, siç është dëshmia e qëndrimit në Kosovë prej së paku pesë vjetësh, posedimi i lejes së vlefshme të qëndrimit, pranimi i rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës, posedimi i mjeteve të mjaftueshme financiare për të jetuar në Kosovë, përmbushja e detyrimeve financiare ndaj shtetit si dhe shumë kritere të tjera./21Media 

Back to top button