Qeveria ndau rreth 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

 

Qeveria në mbledhjen e së dielës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, që të ndajë 1,867,107 euro (një million e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e shtatë euro).

Kjo shumë është ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë perudhës janar-qershor 2020.

Komunat: Istog, Pejë, Obiliq, Viti, Kaqanik, Mitrovicë, Prishtinë, Drenas, Skënderaj, Prizren, Fushë Kosovë, Shtime, Podujevë, Mamushë, Leposaviq dhe Gjilan do të përfitojnë nga mjetet e ndara nga qeveria./21Media

Back to top button