Vdiq personi i fundit i mbetur që kishte lindur në shekullin 19

Një grua që besohet të jetë personi më i vjetër në botë dhe personi i fundit i mbetur nga shekulli e 19, ka vdekur në moshën 124-vjeçare në Filipine.
Francisca Susano, e njohur me dashuri si Lola, vdiq rreth orës 18:45 të hënën në shtëpinë e saj në Kabankalan në provincën e Negros Occidental.
Rekordet Botërore të Guinness ende nuk e kishin kryer verifikimin e moshës që nga shtatori për ta shpallur atë personin më të vjetër të gjallë në botë, transmeton rtv21.tv.
Susano i bashkohet listës së gjatë të pretenduesve për titullin që zyrtarisht i përket francezes Jeanne Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.
Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, por Susano nuk kishte shfaqur asnjë simptomë të Covid-19 .
Ajo lindi më 11 shtator 1897, kur vendi ende sundohej nga Spanja dhe mbretëresha Victoria ishte në fronin e Britanisë së Madhe.
Lola Iska konsiderohet si personi më i vjetër në Negros Occidental dhe në Filipine.
Deklarata e saj zyrtare si personi më i vjetër në botë me 124 vjeç është aktualisht duke u vërtetuar nga Rekordet Botërore Guinness.
Personi më i vjetër që jeton sot është Kane Tanaka, një grua japoneze 118-vjeçare.
Këtë vit kishte afërsisht gjysmë milioni njerëz mbi moshën 100 vjeç.
Ekspertët vlerësojnë se një jetëgjatësi deri në 130 vjet është e mundur./21Media

Back to top button