Qeveria: Vendimi për targat është ndërmarrë duke pasur parasysh edhe brengat e ndërkombëtarëve

Qeveria e Kosovës tha se ka vepruar në mënyrë të ligjshme me vendimin për targat dhe se i vënë në dijeni edhe partnerët ndërkombëtarë për këtë hap. Deklarata e qeverisë pasoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shprehu zhgënjimin me vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin shkallë -shkalllë të procesit të ri regjistrimit  të makinave në targa të Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i tha RTV21 se institucionet kanë vepruar në respektim të sundimit të ligjit dhe në përputhje me përkushtimin për paqe dhe siguri.

“Me vendimin për sekuecimin në kohë dhe shkallëzimin në sanksioneve për zbatimin e vendimit pararendës për targat ilegale, kemi vepruar në mënyrë të përgjegjshme në raport me obligimet tona për respektim të sundimit të ligjit dhe në të njëjtën kohë në raport me përkushtimin tonë për paqe dhe siguri. Me partnerët tanë i kemi diskutuar brengat që kanë qenë të përbashkëta, dhe duke marrë ato në konsideratë kemi ardhur deri te zgjidhja që vendosë krah për krah sundimin e rendit dhe ligjit dhe paqen dhe sigurinë. Për qasjen, zgjidhjen dhe vendimin tonë partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftua paraprakisht.”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për RTV21./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button