QKUK: Janë duke u trajtuar 7 pacientë me grip të derrit, dhe 1 me Covid 19

Gripi sezonal i cili është përhapur në masë të madhe në javët e fundit, ka bërë që shumë qytetarë tu drejtohen Qendrave të Mjekësisë Familjare për ndihmë mjekësore. Qytetarët e prekur nga ky grip e përshkruajnë atë më të vështirë sesa Covid -19.

‘’është shumë e vështirë, edhe pse është një grip bajge i ranë, ndoshta vetëm janë mësua tu e përmend Covidi, Covidi krejt por kuka pak ma i rënd sesa Covidi. Normalisht po është e vështirë se po duhet prap së prap me i en ose diqka, duhet ose me ia ndërpre shkollën, shkaku i fëmijëve të tjerë, po po mundohem me ia dalë diqysh si nanë.’, tha një qytetar

‘’jam pakëz me grip, por me gjithë atë i përballojë, sepse eci dal ne natyre, knej anej… nuk është bash i lehtë ky grip..’’, tha një tjetër qytetar për RTV21

Sipas doktoreshës Mide Morina, gripi sezonal shfaqet përmes simptomave të ndryshme si: temperaturë, ethe e kokëdhimbje.

‘’kohët e fundit kemi pas shumë fluks të madh të pacientave, të cilët në bazë të analizave, bazë simptomave, ku në shumicën e rasteve është si një lloj gripi.. është edhe bakterial, pra është i përziemë…mirpo për covid shumica nuk po testohen, nuk mundem me thanë pa ba testime qe është covid..kemi pacienta që janë me temperaturë, me ethe, me dhimbje koke , me barkkëqijte, me vjellje, do me thanë kur po bahen analizat po del si bakterial. Këto muajt e fundit, kemi një fluks shumë të madh tu fillu prej fëmijëve, pleqve krejt moshat …. ‘’
Përveç gripit sezonal, sipas infektologëve ka pacientë të infektur edhe me Covid – 19 dhe me virusin e gripit të derrit, AH1N.”, tha Morina për RTV21

‘’Në klinikën Infektive janë duke u trajtuar 7 pacientë me Influenza AH1N, dhe 1 pacientë me Covid 19. Gjendja e pacientëve është stabile. Në këtë periudhë kohore ka një fluks më të madh të pacienteve në ambulancën e pranimit me simptoma të virozave të traktit respirator.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, thonë se në baza ditore po bëhen testime të mostrave të dyshimta për Covid-19./21Media

Back to top button