Qorrolli kërkesa e Serbisë për rastin në Banjskë ishte e kundërligjshme

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se kërkesa e Serbisë për informacione për rastin Banjska ishte në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës si dhe me ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar prandaj edhe u refuzua.
Qorrolli tha për RTV21 se vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion t’i gjykojnë çështjet që pretendohet se janë kryer brenda territorit të vendit, teksa kërkoi një hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Kërkesa e Serbisë është ligjërisht e pakuptimtë dhe në kundërshtim me gjithë bazën ligjore dhe kushtetuese të Kosovës sidomos me Ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në fushën penale. Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar që t’i ndricojë çështjet që kanë ndodhur në Banjskë…”, tha Qorrolli për RTV21./21-MEDIA
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?