Qorrolli: Prokuroria Speciale të jetë më efikase në përmbylljen e hetimeve për Banjskën

Po bëhet gati një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zvecanit dhe ende nuk ka një raport hetimor përfundimtar të autoriteteve të Kosovës për këtë sulm.

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha për RTV21 se  Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të jetë më efikase  dhe më e shpejtë  në përmbylljen e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave, pasi që sipas tij i ka të gjitha dëshmitë e nevojshme.

“Autoritet tona ligjzbatuese në këtë rast Prokuroria Speciale ndodhet brenda aftëve ligjore, megjithatë për ne si institucione, si Qeveri  mbetet pakuptimt që duke qenë që janë kapur me zë dhe figurë veprimet terroriste  atëherë Prokuroria Speciale duhet të jetë më efektive dhe më e shpejtë në mënyrë që të përmbyllen hetimet dhe të dorëzoje një aktakuzë të ngritur…”, tha Qorrolli. /RTV21/21Media

Back to top button