QUINT-i shpreh keqardhje që Lista Serbe ka hequr dorë nga zgjedhjet, bëjnë thirrje për shmangie të dhunës

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një komunikatë lidhur me zgjedhjet në veri.
Shtetet e QUINT-it përmes kësaj komunikate, kanë shprehur keqardhe që Lista Serbe nuk po merr pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në fund të prillit
“Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje”.
Më tej thuhet se presin që autoritetet relevante do të veprojnë me profesionalizëm.
“ U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe të shmangin dhunën, që mund t’i pengojë zgjedhjet”, thuhet në komunikatë
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës.”S i pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i Albin Kurtit, duke privuar serbët nga të gjitha të drejtat”.
Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje në nëntorit të vitit të kaluar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale.
Zgjedhjet për kryetarë ishin planifikuar të mbaheshin në dhjetor, por që u shtynë për në mars pas kërkesës së ndërkombëtarëve./21Media