Qumështi shtrenjtohet sërish, kompanitë kërkojnë mbështetje dhe ulje të TVSH-së

Nënproduktet e qumështit të një prej kompanive më të mëdha në treg do të shtrenjtohen sërish prej të hënës së 6 qershorit në Shqipëri.
Përfaqësues të kësaj industrie thonë se kostot janë të larta dhe shumë prej kompanive rrezikojnë falimentin.
Një prej kompanive të përpunimit të qumështit ka lajmëruar rritje të çmimeve duke nisur nga 6 qershori, shkruan ora news.
Shkak janë kostot e larta me të cilat po përballet ky sektor vitet e fundit ku përfshihen shtrenjtimi i energjisë dhe karburanteve.
Donjaldo Hoxha nga Industria e Përpunimit të Qumështit thotë se nëse nuk ndërhyhet disa prej kompanive rrezikojnë të falimentojnë.
Hoxha thotë se sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi ndaj duhen marrë masa urgjente.
“Ne kemi kërkuar një mbështetje me 10 lekë për litër për çdo fermer e blegtor që dorëzon qumështin në pikat e grumbullimit. Kemi kërkuar një TVSH 6% të shitjes së qumështit, kur rajonin e ka në nivele të tilla”, ka thënë ajo.
Rritja e mëtejshme e çmimeve sipas kompanive të përpunimit të qumështit do të paralizonte industrinë vendase, pasi në treg do të shiteshin më tepër produkte importi me çmim më të lirë./21Media

Back to top button