Putini me kërcënim të ri
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar sot se Rusia do të godasë objektiva të reja nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta furnizojnë Ukrainën me rreze të gjata veprim.
“Dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të zvarritë konfliktin e armatosur për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë Putini në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1, shkruan CNN.
Ai ka shtuar se në rastin e dërgesave të raketave me rreze të gjata veprimi në Kiev, Rusia do të bëjë veprimet e duhura duke goditur objektet që nuk i ka shënjestruar ende.
“Nëse ata furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur objektet që nuk kemi synuar ende”, ka thënë Putini duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin me sisteme të shumta raketore lëshimi nga Amerika në Ukrainë./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?