Quni: Plani i qeverisë Kurti për FSK-në është i gjeneralizuar dhe i paspecifikuar

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni sot ka deklaruar se plani i qeverisë Kurti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në është i gjeneralizuar dhe paspecifikuar.

“Plani i qeverisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është i gjeneralizuar dhe i paspecifikuar”, ka thënë ai.

Quni gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet programi i qeverisë Kurti ka pyetur të njëjtin për planet konkrete në realizimin e 106 milionëve për FSK-në gjatë vitit 2022.

“Si do ta alokoni këtë buxhet, cilat janë planet konkrete për realizimin e shpenzimet e buxhetit për vitin 2022”, ka pyetur ai.

Back to top button