19 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 27 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 314 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit.

Betejën me virusin e kanë humbur 19 pacientë, ndërsa janë shëruar 192 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, deri tani në Maqedoni janë bërë gjithsej 757 mijë e 794 testime të COVID-19.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154 mijë e 725, prej të cilëve 146 mijë e 43 janë shëruar, ndërsa 5 mijë e 230 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3 mijë e 452./TV21

Back to top button