Qytetarët e moshës mbi 75-vjeçare ftohen të regjistrohen për vaksinën anti-Covid

 

Komuna e Gjilanit sot ka ftuar qytetarët e moshës mbi 75 vjeçare që të lajmërohen për evidencë në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, në qytet e fshatra, për marrjen e vaksinës anti-COVID-19.

Siç ka njoftuar komuna, drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare, njëherësh anëtare e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Arbenita Hajdari ka thënë se do të fillohet me vaksinim për grup moshat që janë më të rrezikuara.

“Po i bëjmë të gjitha përgatitjet për regjistrim të vaksinimit kundër COVID-19, së pari të grup moshës më të rrezikuar, e që janë mbi moshën 75 vjeçare e më pas vazhdojmë me kategoritë tjera”, ka thënë Hajdari.

Back to top button