Radha e taekwondos dhe notit

Arbër Bajra, Vanesa Beka dhe Alush Telaku garuan në Lojërat Mesdhetare
Tre sportistë të Kosovës garuan në Lojërat Mesdhetare në Algjeri. Garuesi i tejkuondos, Arbër Bajra, u eliminua nga nënkampioni i dyfishtë i Evropës, boshnjaku Nexhat Husiq, në kategorinë deri në 80 kilogramë. Rezultate pozitive nuk arritën as dy notarët, Vanesa Beka dhe Alush Telaku. Vanesa përfundoi e fundit në disiplinën bretkosë, ndërsa Telaku ishte i fundit në disiplinën 200 metra delfin. Ky i fundit do të garojë edhe nesër në disiplinën 100 metra delfin, që do të jetë gara e fundit e Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Back to top button