Protesta kundër “propozimit francez”, LSDM: Dënojmë dhunën

LSDM-ja ka dënuar ashpër dhunën dhe incidentet që ndodhën sonte në protestën, siç kanë thënë ata, të organizuar nga VMRO-DPMNE dhe e Majta para ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tyre, sonte publiku ishte dëshmitarë i tentativës për përsëritje të sulmit të 27 prillit të vitit 2017 nga partitë politike që nuk ia mendojnë të mirën as shtetit dhe as qytetarëve.
“LSDM-ja, institucionet, qytetarët nuk do të lejojnë sjellje të tilla të rrezikshme, destruktive të kërcënojnë të ardhmen e vendit, tentimet për destabilizimin e vendit do të mposhten sërish”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button