Rafet Jashari dorëhiqet nga pozita e Kryeshefit të Postës

Rafet Jashari ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës.
Sipas Kallxo.com i njëjti dorëheqjen e ka ofruar sot para Bordit Drejtues të Postës, ku thuhet se deri te vendimi kanë ardhur disa arsye personale.
Jashari detyrën e kishte marrë më 3 qershor.
Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me Rafet Jasharin, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

Back to top button